TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shtator 2025, 19:47

“Nuk do të vijë te ne, kaq e thjeshtë është”, Rraklli për Brajan Grudën: Të mos i përulemi si kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk do të vijë te ne, kaq e thjeshtë

Altin Rraklli foli për rastin e futbollistit Brajan Gruda. Legjenda e Shqipërisë ka bërë edhe një thirrje për tifozët dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, që të mos i fokusojë të gjitha energjitë në raste të tilla të lojtarëve që nuk duan të luajnë për Kombëtaren tonë, por presin prej vitesh një variant tjetër.

Nuk futem në çështje personale të lojtarit apo familjarëve të Brajan Grudës. I kam dëgjuar deklaratat e tyre dhe të Brajanit, që e ka mendjen te Gjermania. Unë mendoj se Shqipëria duhet të ketë personalitetin e saj, e kemi krijuar dhe duhet ta mbajmë.

Shqipëria duhet të shoh dhe të marrë lojtarët shqiptarë, Gruda është shqiptar, por kur ai thotë që s’e kam mendjen te Shqipëria dhe do Gjermaninë, ulim shumë personalitetin tonë si Federatë, si futboll dhe si komb që t’i përulemi dhe t’i kërkojmë orë e minutë njerëzve që nuk duan të luajnë për ne, që të luajnë për ne. Është një vendim personal dhe duhet ta respektojmë, është e thjeshtë”, tha Rraklli në “A2CNN”.

altin rraklli ish-futbollisti i kombëtares brajan gruda

Lini një Përgjigje