TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2025, 16:37

Ishte drejtor sportiv me ish-trajnerin e Luftëtarit dhe Kukësit, ndahet nga jeta ish-sulmuesi malazez që shkëlqeu në La Liga

Shkruar nga Pamfleti

Ishte drejtor sportiv me ish-trajnerin e Luftëtarit dhe Kukësit,

Andrija Delibasiç nuk ia doli të fitonte betejën më të rëndësishme në jetë, duke mbyllur sytë në moshën 43-vjeçare. Ish-sulmuesi nga Mali i Zi prej vitesh vuante nga tumori në tru dhe këtë të mërkurë ndërroi jetë në vendlindje.

Delibasiç ka zhvilluar një karrierë të pasur në Spanjë, teksa ka mbajtur veshur fanelat e Majorkës, Rajo Vajekanos, Real Sociedadit, si dhe Partizanit të Beogradit, AEK-ut, Benfikës, Bragës dhe kombëtares malazeze me të cilën shënoi 6 gola në 21 ndeshje.

Delibashiç ishte edhe drejtor sportiv te Buduknost Podgordica, kur trajner qendronte Mladen Milinkoviç. Ky i fundit kujtohet në Shqipëri për eksperiencat me Luftëtarin dhe Kukësin.

andrija delibasiç ish-sulmuesi malazez

Lini një Përgjigje