TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2025, 13:59

Broja zbret në fushë/ Stërvitja në Tiranë, Silvinjo nxit ekipin për shpejtësi e teknikë

Shkruar nga Pamfleti

Broja zbret në fushë/ Stërvitja në Tiranë,

Pak orë para nisjes drejt Britanisë, ku do të luajnë ndeshjen e parë për botërorin, Silvinjo ka zhvilluar stërvitjen e fundit me futbollistët e grumbulluar

Në fushë nuk mungoi as Armando Broja që duket se tashmë është rikuperuar ndërsa iu bashkua grupit.

Këto janë pamjet e para të tij pas dëmtimit në mes të janarit ku luan si i huazuar te Everton në Britani.

Madje bomberi duket në formë duke realizuar testet e kërkuara.

Pamjet flasin për atmosferë në kampin kuq e zi edhe pse i pret një përballje e fortë.

Në test nuk u vunë vetëm sulmuesit, mbrojtësit dhe mesfusha, por edhe portierët.

Silvinjo së bashku me teknikët ndoqën me vëmendje çdo hap të lojtarëve ndërsa kërkonin përshpejtim në reagim. 

Duket se do të jenë sjelljet e ekipit deri të premten që do të jenë vendimtare për Silvinjon për emrat që do të hedhë në fushë ku nuk mungojnë as të grumbulluarit për herë të parë si etnik bruti dhe Julian shehu si përforcim në mesfushë.

Lini një Përgjigje