TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2025, 10:58

Lamin Jamal kërcënon Realin: Ne jemi favoritët kryesorë për të fituar Champions, Madridi na trembet

Shkruar nga Pamfleti
Lamin Jamal kërcënon Realin: Ne jemi favoritët kryesorë
Lamin Jamal

Pas arritjes në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, disa prej lojtarëve të Barcelonës kaluan disi në eufori. Shumë treguan ambicie të mëdha dhe e bënë të qartë se katalanasit janë pretendentë për të fituar titujt e mbetur përfshi këtu dhe Championsin. Të martën ka qenë Lamin Jamal, ylli 17-vjeçar i Barcelonës që ka shprehur hapur atë çfarë mendon për sezonin e ekipit. Ai ka shpallur se objektivi numër një për të është fitimi i tofeut më të rëndësishëm kontinental në nivel klubesh.

“Ne jemi favoritët për Ligën e Kampioneve. Kur mbaroi faza e grupeve, thashë se Liverpuli ishte favorit kryesor sepse ishte i pari. Por tani që ata u eliminuan, jemi ne, Barcelona”, shpjegoi sinqerisht sulmuesi blaugrana në një intervistë për gazetën “Sport”.

Lojtari i Barcelonës ka deklaruar se për t’i shkuar deri në fund, rruga do të jetë edhe më e ndërlikuar dhe me më shumë pengesa. Por duke shtuar se Barcelona nuk i trembet asnjë rivali. Madje, as Realit të Madridit.

“Ndeshjet kundër Realit të Madridit janë shumë tërheqëse dhe ne jemi skuadra që i lëndon më shumë. Dhe anasjelltas”, argumentoi ai.

Në sezonin 2023-2024, Barcelona ndaloi ecurinë e saj në Champions League në çerekfinale, ku tani përballet me Dortmundin, një rival të cilin e ka mundur në fazën me grumbullim pikësh. Gjithsesi, Jamal nuk ka hqur paralele mes Barcelonës aktuale dhe asaj të sezonit të kaluar.

“Ne jemi një bllok ndryshe nga viti i kaluar, kur u mundëm nga PSG-ja. Shumë gjëra kanë ndryshuar, ndaj të gjithë duhet të na llogarisin mirë. Ne jemi si një familje e madhe dhe kjo na bën edhe më të fortë”, deklaroi sulmuesi i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle.

lamin jamal

Lini një Përgjigje