TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2024, 17:08

Ish-portieri i AEK-ut zbrakon në Shqipëri, gardiani grek arrin akordin me ekipin e Egnatias

Shkruar nga Pamfleti

Ish-portieri i AEK-ut zbrakon në Shqipëri, gardiani grek arrin akordin

Egnatia është në kërkim të një portieri dhe duket se e ka gjetur në Greqi. Panajotis Ginis ka një akord me klubin kampion të Shqipërisë dhe pritet të prezantohet në orët në vijim.

Largimi i Alen Sherrit te Kaljari në Serinë A ka bërë që Egnatia të kërkojë një gardian për katërkëndëshin, me 25-vjeçarin Panajotis Ginis që është produkt i Apollon dhe me një të kaluar të gjatë tek AEK-u i Athinës.

Nga 2021 deri pak muaj më parë ai ishte pjesë e ekipit të dytë të skuadrës nga kryeqyteti grek, ndërsa tani ka mbetur pa kontratë.

Gjithçka duket e kryer dhe Panajotis Ginis do mbrojë portën e Egnatias, teksa nuk duhet harruar se rrogozhinasit kanë në gjirin e tyre edhe Ilir Dabjanin, 23-vjeçarin që në Kupat e Evropës tregoi paraqitje dinjitoze dhe kërkon një fanelë titullari.

panajotis ginis ish-portieri i aek-ut egnatia

Lini një Përgjigje