TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2024, 16:24

Marash Kumbulla përfundon në radarët e skuadrës së Empolit, skuadra toskane kryen sondazhe për mbrojtësin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Marash Kumbulla përfundon në radarët e skuadrës së

Marash Kumbulla përfundon në radarët e skuadrës së Empolit. Klubi toskan është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm, që po “troket” dhe emri i mbrojtësit shqiptar është më i lakuari orët e fundit.

Për të përforcuar këtë gjë, ka qenë vetë gazetari italian i specializuar në çështjet e merkatos, Xhanluka Di Marcio që ka publikuar lajmin vetëm pak minuta më parë, lidhur me transferimin e mundshëm të mbrojtësit tonë kuqezi. E sigurte është që Kumublla do të largohet nga kryeqyteti, me teknikun e verdh e kuqve Daniele De Rosi që nuk e shikon Kumbullën pjesë të projektit të tij për sezonin e ardhshëm.

Marash Kumbulla përfundon në radarët e skuadrës së

Megjithatë sikundët gazetari i mirënjohur italian Di Marcio raporton, për momentin klubi i Empolit është vetëm duke kryer sondazhe lidhur me Kumbullën. Në orët në vijim pritet pse jo të mbërrijë në dyert e klubit të Romës edhe oferta e parë për Marash Kumbullën.

Kujtojmë që Kumbulla u aktvizua në formë huazimi gjysmën e dytë të sezonit të shkuar në rradhët e skuadrës së Sasuolos.

Marash Kumbulla përfundon në radarët e skuadrës së

marash kumbulla mbrojtësi kuqezi empoli

Lini një Përgjigje