TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2025, 17:31

Ish-futbollisti i kombëtares analizon ndeshjen e së shtunës dhe i dërgon mesazh Silvinjos: Nëse nuk luan Broja titullar, e gjithë Serbia shkon në portën tonë

Shkruar nga Pamfleti

Ish-futbollisti i kombëtares analizon ndeshjen e së shtunës dhe i

Shumë diskutime dhe shpresë ka mbi Armando Brojën, nëse do të jetë ai njeriu që do të na marrë mbi shpatulla në ndeshjen kundër Serbisë. I ftuar në “Max Sport”, që transmetohet në “EuroNews Albania”, ish-futbollisti i Kombëtares, Ilir Alliu, ka dhënë mendimet e tij se përse Armando Broja është i padiskutueshëm si titullar kundër Serbisë.

Broja në stol ndaj Serbisë? Vetëm po të ketë rrjedhur fare Silvinjo. Ka futbollist që në një ndeshje futbolli, i mjafton edhe prezenca. Mjafton vetëm të rrinë në fushë sepse kanë ndikim të madh te lojtarët.

Qënia e Brojës, përveç se fut në panik kundërshtarët për aftësitë dhe karakteristikat e tij, pra në vend që të markojnë me 1 lojtarë do ta markojnë me 2, nuk i lë të qetë dhe nuk i lë serbët të shkojnë përpara sepse Broja ka shpejtësi. Dhe nga shpejtësia e dikujt, njeriu është i detyruar që të ruhet mbrapa. Broja mund të mos shkojë asnjëherë në sulm, por frika e tyre do t’i bëjë serbët që të qendrojnë me frikë deri në fund. Ndërsa me një sulmues tjetër, Serbia hidhet e gjitha para”, tha Alliu.

 

ilir alliu ish-futbollisti i kombëtares armando broja

Lini një Përgjigje