
Interi dhe Napoli kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në “San Siro” që ka kthyer skuadrën e Kontes të vetme në vendin e parë në renditjen e Serisë A .
Dy golat e sfidës u shënuan në pjesën e parë, kur MekTominej i dha avantazhin miqve e Çalhanollu barazoi me një gjuajtje nga jashtë zonës para pushimit të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, mesfushori turk kishte mundësinë të realizonte golin e përmbysjes nga pika e bardhë e penalltisë. Por ai goditi shtyllën në atë që ishte gabimi i tij i parë që kur ka zbarkuar në Serinë A dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare,
Kësisoj, Napoli ngjitet në kuotën e 26 pikëve në kreun e Serisë A, me Interin që i bashkohet Atalantës, Fiorentinës dhe Lacios në kuotën e 25 pikëve në vendin e dytë.
Lini një Përgjigje