TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2024, 20:06

Interi dhe Lacio ndajnë pikët, Dumfris shmang humbjen e zikaltërve në “San Siro”

Shkruar nga Pamfleti

Interi dhe Lacio ndajnë pikët, Dumfris shmang humbjen e

Në ndeshjen e fundit sezonale në “San Siro”, ku dhe iu dorëzua trofeu i titullit të 20 kampion në histori, Interi barazoi 1-1 me Lacion, duke shmangur humbjen në minutat e fundit.

Golin e miqve në këtë ndeshje e realizoi Kamada në minutën e 32, pas assitit të dhënë nga Rovela.

Kundërpërgjigjja e zikaltërve erdhi vetëm në fundin e takimit, më saktësisht në minutën e 87 me Dumfris.

Interi luante thjesht për të respektuar kampionatin dhe kënaqur tifozët, ndërsa skuadra kryeqytetase mori një pikë, që mund të mos ketë asnjë vlerë, nëse Roma fiton me Xhenoan, pasi verdhekuqtë do të siguronin vendin e pestë.

lacio inter seria a

Lini një Përgjigje