TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Dhjetor 2025, 20:09

Interi bën “poker”, Lautaro vendos rekordin historik; në ‘San Siro‘ festohet me flamurin shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Interi bën “poker”, Lautaro vendos rekordin historik; në

Interi ka fituar 4-0 ndaj Komos në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 14 në Serinë A.

Zikaltrit gjetën avantazhin që në minutën e 10, ku pas një vrapimi të jashtëzakonshëm për shumë metra të Luis Henrike dha asistin perfekt për Lautaron, argjentinasi zhbllokoi rezultatin.

Komo është kundërshtari i 30 kundër të cilit Lautaro Martínez gjeti rrjetën në Serinë A; që nga sezoni i tij i parë me Interin (2018-2019), asnjë lojtar nuk e ka arritur këtë moment historik në një ligë të vetme në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Goli që vulosi fitoren e zikaltërve erdhi në minutën e 58, ku Markus Turam shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit nga Federiko Dimarko. Francezi duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtes së Komos, dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 80 ishte radha e Hakan Çalhanoglu për të gjetur rrjetën. Mesfushori turk shënoi me një goditje fantastike nga distanca.


Në minutën e 85, ishte Karlos Agusto që gjeti golin pas krosimit perfekt të marrë nga Federiko Dimarko. Braziliani shënoi me një goditje të bukur brenda zonës.

Rezultati final 4-0. Inter i shkakton Komos humbjen e parë pas shumë javësh. Pas kësaj fitoreje, Inter merr kreun momentalisht me 30 pikë, ndërsa Komo mbetet në vendin e 6 me 24 pikë.

inter komo seria a

Lini një Përgjigje