
Bajerni i Mynihut nuk di të ndalet këtë sezon në Bundesligë. Bavarezët kanë marrë fitoren e 12 për këtë sezon, ku kanë vetëm një barazim në 13 javë dhe sot fituan 0-5 në transfertë ndaj Stuttgart.
Bajerni gjeti golin që në minutën e 10, ku pas një topi të gjatë të Jonas Urbig dhe kombinimit me Majkëll Olite, Konrad Laimer shënoi me finte. Në minutën e 66, Herri Kejn dyfishoi shifrat për bavarezët pas një goli të bukur nga distanca.
Në minutën e 78, Josip Stanisiç shënoi golin e tretë për bavarezët, me një goditje të lehtë me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Luis Diaz. Në 10 minutat e fundit, vendasit mbetën me 10 lojtarë pasi i sapofutur në fushë, Lorenz Asinjon, u ndëshkua me karton të kuq për ndalje të topit me dorë, duke i mohuar një rast të pastër shënimi Olize. Arbitri dha penallti, Herri Kejn shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Bajernin, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 88, Herri Kejn kompletoi tregolëshin e tij, këtë herë pas asistit të Olize. Pas kësaj fitoreje, Bajerni i Mynihut nis shkëputjen, ku distanca me ndjekësin më atë afërt Lajpcigun, është 11 pikë. Leverkuseni vazhdon me luhatjet këtë sezon, sot “Aspirinat” janë mundur 2-0 nga Augsburgu.
Lini një Përgjigje