
Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së 15 në në Premier Ligë. Në “Etihad”, Mançester Siti fitoi 3-0 ndaj Sandërlendit të Granit Xhakës, duke qenë tani vetëm dy pikë larg Arsenalit të vendit të parë. Ruben Dias zhbllokoi shifrat në minutën e 31 me një gol spektakolar nga distanca. Goditja fuqishme e qendërmbrojtësit portugez përfundon në rrjetë. Në minutën e 35, Josko Gvardiol shënoi me kokë pas krosimit të Fil Foden nga goditja e këndit.
Në minutën e 65, Fil Foden shënoi me kokë pas asistit të Rajan Çerkit, duke vuolsur fitoren 3-0 për “Qytetarët”. Çelsi nuk arrin të përfitojë nga humbja e Arsenalit, pasi “Blutë” u ndalën në barazim pa gola në transfertën ndaj Bërnmuthit dhe renditen në vend të katërt me 25 pikë, 8 pikë më pak se Arsenali dhe 5 pikë më pak se Aston Vila e vendit të tretë.
Totenhemi rikthehet të fitorja pas pesë javëve, pasi sot mundi në shtëpi 2-0 Brentfordin. Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 25 me golin e Riçarlison pas asistit të Çavi Simons. Në fund të pjesës së parë ishte Çavi Simons që dyfishoi shifrat.
Evertoni fitoi 3-0 ndaj Notingam Forest, autogol i Milenkoviç, goli i Tiero Berri në fund të pjesës së parë dhe goli i Kieran Deusburi-Hall në minutën e 80. Armando Broja luajti titullar në humbjen e Bërnlit 2-0 ndaj Njukasëllit. Për “Qymyrxhinjtë” shënoi Bruno Guimaraes direkt nga goditja e këndit në minutën e 30. Antoni Gordon dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund të pjesës së parë, miqtë mbetën me një lojtar më pak, Lukas Pires u ndëshkua direkt më karton të kuq për faullin ndaj Elanga.
Lini një Përgjigje