
Tirana luan ditën e nesërme ndeshjen e dytë në Ligën e Konferencës ndaj Beshiktashit, ku i duhet të bëjë mrekullinë dhe të përmbysë rezultatin 3-1 të takimit të parë. Interesimi në “Air Albania” pritet të jetë i jashtëzakonshëm nga tifozëria vendase.
Për këtë, është vendosur që të hapet edhe kati i dytë i stadiumit. Në ndeshjen e parë ndaj Dinamo Batumit, tifozëria bardheblu u vendos vetëm në katin e parë dhe nuk ishin shitur të gjitha biletat, duke lënë vende të shumta bosh, por duket se këtë herë gjërat janë ndryshe.
Kati i dytë i stadiumit hapet në rast se janë shitur të gjitha biletat e katit të parë. Kështu, ndaj Beshiktashit pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh. Për kampionatin shqiptar, zakonisht kati i dytë i stadiumit është hapur vetëm kur është luajtur ndeshje derbi.

Lini një Përgjigje