TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2025, 19:27

I siguroi Anderlehtit biletën për në Ligën e Europës, skuadra belge merr vendimin për trajnerin Besnik Hasi

Shkruar nga Pamfleti

I siguroi Anderlehtit biletën për në Ligën e Europës,

Nuk ka më dyshime, gjigantët belg të Anderlehtit do të vazhdojnë t’i besojnë pankinën trajnerit shqiptar, Besnik Hasi. Ish-mbrojtësi i Kombëtares do të drejtojë këtë ekip, edhe për sezonin e ri. Lajmi është konfirmuar nga klubi nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Opsioni në kontratën e tij të përkohshme është hequr, duke e shndërruar marrëveshjen e Hasit në një kontratë të pacaktuar.

Jam krenar dhe i lumtur për besimin që klubi më ka dhënë dhe mezi pres të vazhdoj punën time. Gjatë javëve të fundit kam mundur të përjetoj nga afër atë që funksionon mirë dhe ato aspekte që kërkojnë përmirësim në skuadrën e parë. Dua ta përdor këtë njohuri, së bashku me drejtuesit sportivë, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt sezonit të ardhshëm.” – tha Hasi.

Vlen të theksohet fakti se shqiptari firmosi me Anderlehtin para fillimit të “Play Off”-it, teksa e mbylli sezonin në vendin e katërt. Kësisoj skuadra e tij arriti të siguronte pjesmarrjen në kualifikueset e Ligës së Europës sezonin e ardhshëm. 

besnik hasi trajneri shqiptar anderleht

Lini një Përgjigje