
Kristian Shpendi nuk ia doli në objektiv e tij për t’u bërë pjesë e Serisë A me Çezenën, pasi pa skuadrën e tij të eliminohej në “play-off” përballë Katanxaros. Por gjithsesi, e ardhmja e tij e afërt mund të jetë pikërisht në elitën e futbollit italian, pasi janë të shumta skuadrat e Serisë A që interesohen për sulmuesin.
Sipas portaleve pranë Çezenës, janë disa klube të Serisë A që interesohen, por edhe të tjera jashtë Italisë të cilat janë të gatshme të afrojnë sulmuesin shqiptar, i cili vazhdon të injorohet nga Silvinjo, ndonëse ka qenë ndër lojtarët më në formë në këtë sezon.
Torino, Fiorentina dhe Bolonja raportohet se janë të interesuara për sulmuesin, që t’i japin shansin të luajë në Serinë A që në edicionin e ardhshëm. Megjithatë, duke parë këtë lloj interesi, edhe Çezena i ka rritur vlerën e kartonit atij. Klubi tashmë kërkon 10-15 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin, një shifër që mund të konsiderohet e lartë për djaloshin shqiptar, por që justifikohet nga potenciali për përmirësim që ka ai.
Lini një Përgjigje