TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shtator 2024, 14:22

Humbja surprizë ndaj Monacos, trajneri Hansi Flick thyhen heshtjen: Kundërshtari e meritoi fitoren

Shkruar nga Pamfleti

Humbja surprizë ndaj Monacos, trajneri Hansi Flick thyhen heshtjen:

Barcelona pësoi humbjen e parë sezonale, teksa u mposht në ndeshjen Ligës së Kampioneve nga Monaco, me rezultatin 2-1.

Një sfidë, ku shumicën e kohës, katalanasit luajtën me 10 lojtarë, pasi Eric Garcia, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 11-të.

Akliouche i dha avantazhin francezëve në minutën e 16-të, ndërsa Yamal barazoi shifrat në minutën e 28-të.

Golin e fitores për Monaco-n e shënoi Ilenikhena në minutën e 71-të. Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk e bëri dramë humbjen, duke thënë se kundërshtari e meritonte fitoren, ndërsa theksoi se skuadra u përpoq të gjente fitoren.

“Ne u përpoqëm në çdo moment, por duhet të pranojmë se Monaco e meritoi fitoren. Duhet ta pranojmë këtë disfatë. Jam i sigurt se me kthimin e lojtarëve të lënduar, ne do të jemi një ekip më i fortë”, deklaroi Flick.

Kjo është humbja e parë për Barcelonën në këtë sezon, pas pesë fitoreve radhazi në kampionat.

eric garcia barcelona monaco

Lini një Përgjigje