
Xhani Vitale, menaxheri i Marash Kumbullës, ka folur sot për gjendjen e mbrojtësit të kombëtares shqiptare. Futbollisti vazhdon të vuajë dëmtimin që pësoi në fundin e sezonit të kaluar dhe kthimi i tij në fushën e lojës mbetet ende larg.
Vitale ka shpjeguar se nuk kanë vendosur afate për kthimin e lojtarit në fushë, pasi nuk duan që ai të rrezikojë përsëritjen e dëmtimit.
“Ka shumë dëshirë, rikuperimi po ecën mjaft mirë. Stafi mjekësor i Romës është i nivelit të lartë, dëshira e tij për t’u kthyer është me siguri e madhe. Ndjehet pak më mirë ditë pas dite. Ndihmon shumë edhe në çështjen e moralit. Kanë qenë ditë të vështira, të cilat janë lehtësuar pak nga lindja e të bijës. Jemi besimplotë që do ta rishohim sa më parë që të jetë e mundur në fushë, gjithmonë duke respektuar afatet e nevojshme.
Rikthimi në janar? Gjithçka po shkon shumë mirë, por unë nuk preferoj që të bëj parashikime. Gjithçka po shkon shumë mirë, më parë bëhej garë se kush kthehej më shpejt dhe lojtarët e kanë pësuar. Ne nuk e dëshirojmë një gjë të tillë dhe as Roma nuk e do, ndaj duhen respektuar afatet”, tha Vitale.
Lini një Përgjigje