TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2024, 23:06

Gjimshiti përballë Granit Xhakës, Atalanta dhe Leverkuseni “përplasin brirët” në finalen e Ligës së Europës

Shkruar nga Pamfleti

Gjimshiti përballë Granit Xhakës, Atalanta dhe Leverkuseni

Bajer Leverkusen-Atalanta është finalja e Liigës së Europës për sezonin 2023-2024.

Skuadra italiane siguroi finalen e parë europiane falë suksesit 3-0 ndaj Marsejës (1-1 ndeshja e parë). Lukman, Rugeri dhe Ture realizuan golat e fitores për ekipin e Gasperinit, që në datën 22 maj do të përballen në finalen e Dublinit përballë Bajer Leverkusen të Granit Xhakës.

Sukses i jashtëzakonshëm dhe i merituar edhe për Berat Gjimshitin, kapitenin e kombëtares shqiptare, i cili realizoi një tjetër ndeshje të madhe.

Ndërkohë finalistja e tjetër, Leverkusen, u nda në barazim 2-2 kundër Romës, por rezultati i përgjithshëm ishte 4-2, duke bërë kështu që “Aspirinat” të marrin biletën tjetër të finales dhe të ndeshen ndaj Atalantës për trofeun e Ligës së Europës.

Roma shënoi dy penallti me Paredes, ndërsa Leverkuseni shënoi me autogolin e Mançinit dhe Stanisiç në minutat e fundit të ndeshjes.

roma bajer leverkusen atalanta olimpik marsejë liga e europës

Lini një Përgjigje