TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2024, 22:18

Drejtori sportiv i Bajernit nuk përmbahet pas eliminimit nga Reali: Të gjithë donin finale gjermane, polakët jo!

Shkruar nga Pamfleti

Drejtori sportiv i Bajernit nuk përmbahet pas eliminimit nga Reali: Të

Goli i anuluar i De Ligt në fundin e gjysmëfinales së Champions League Real Madrid-Bajern Mynih do të vazhdojë të krijojë polemika.

Në lidhje me episodin që u mohoi barazimin e gjermanëve, reagoi edhe Maks Eberl, drejtori sportiv i Bajernit.

Çfarë të them, nuk ka asgjë për të shpjeguar. E çuditshme dhe e dyshimtë ajo që ndodhi. Arbitri vërshëlleu përpara gjuajtjes së De Ligt, kështu që VAR-i nuk mund të ndërhynte më.

Më pas e pranoi gabimin që kreu. Ishim të gjithë pro një finaleje gjermane. Të gjithë! Përveç gjyqtarëve polakë… ”, u shpreh i zemëruar drejtuesi bavarez.

Takimi në Bernabeu u mbyll me rezultatin 2-1 për Realin, që siguroi biletën për në finalen e Championsit, më 1 qershor në “Wembley”.

Stadium ku skuadra e Karlo Ançelotit do të luftojë përballë Borusias së Dortmundit për suksesin numër 15 europian.

maks evberl drejtori sportiv i bajernit

Lini një Përgjigje