TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2024, 21:58

“Futi në xhep” Vlahoviç, shihni notën dhe statistikat e Ardian Ismajlit në ndeshjen Empoli-Juventus

Shkruar nga Pamfleti

“Futi në xhep” Vlahoviç, shihni notën dhe

Ardian Ismajli ishte thuajse i pagabueshëm në ndeshjen e sotme mes Empolit të tij dhe Juventusit që pretendon titullin kampion në Serinë A.

Mbrojtësi shqiptar bllokoi në të gjitha mënyrat Dushan Vlahoviç, duke mos e lejuar këtë të fundit të tregonte aftësitë para portës. Ndërhyrjet e njëpasnjëshme të Ismajlit dhe bllokimet e tij ishin pjesë e meritës që kishte prapavija e Empolit, teksa mbylli ndeshjen me barazimin pa gola.

Ismajli u vlerësua me notën 7,5 nga “SOFASCORE” për këtë duel, duke qenë lojtari më i mirë në fushën e lojës sa i përket paraqitjes së tij me statistikat e regjistruara gjatë takimit të sotëm.

“Futi në xhep” Vlahoviç, shihni notën dhe

ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare empoli

Lini një Përgjigje