
Përveç dy ndeshjeve në grupin K, ku Shqipëria fitoi në transfertë 0-1 ndaj Andorrës dhe Anglia 2-0 ndja Serbisë, mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe 3 sfida të tjera kualifikuese për grupet e tjera.
Surpriza ka ardhur nga Dublini, ku Irlanda mposhti 2-0 Portugalinë. Troi Parrot shënoi për vendasit me kokë në minutën e 17, pas asistit me kokë të Liam Skales, pas një goditjeje këndi. Në fund të pjesës së parë, Troi Parrott dyfishoi shifrat me një gol mjaft të bukur, pas një goditjeje të fuqishme brenda zonës. Në pjesën e dytë, Kristiano Ronaldo ndëshkohet direkt me karton të kuq për goditje më bërryl ndaj kundërshtarit.
Situata në grupin F:
1. Portugalia 10 pikë
2. Hungaria 8 pikë
3. Irlanda 7 pikë
4. Armenia 3 pikë
Ndeshjet e fundit në grup, Portugali-Armeni dhe Hungari Irland.
Franca ka fituar 4-0 ndaj Ukrainës në “Parc des Princes”, duke siguruar zyrtarisht biletën për në Botëror. Golat për "gjelat" u shënuan në pjesën e dytë nga Mbape me penallti në minutën e 55 dhe në minutën e 83 dyfishoi shifrat, Olize në minutën e 86 dhe Ekitike 2 minuta më vonë.
Situata në grupin D:
1. Franca 13 pikë
2. Islanda 7 pikë
3. Ukraina 7 pikë
4. Azerbajxhani 1 pikë
Ndeshjet e fundit në grup, Azerbajxhan-Francë dhe Ukrainë-Islandë.
Në grupin I, Italia fitoi në "frymën e fundit" 0-2 në transfertë ndaj Moldavisë me golat e Xhanluka Mançinit në minutën e 88 dhe Françesko Pio Espozito në minutën e 90+3. Ndeshja e fundit në grup do jetë dueli direkt Itali-Norvegji.
Situata në grupin I:
1. Norvegjia 21 pikë
2. Italia 18 pikë
3. Izraeli 9 pikë
4. Estonia 4 pikë
5. Moldavia 1 pikë
Lini një Përgjigje