TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2023, 22:38

“Flet më mirë se unë”, Myrto Uzuni mahnit tifozët e Granadës me spanjishten ‘ujë’ (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Flet më mirë se unë”, Myrto Uzuni mahnit

Myrto Uzuni është njeriu i momentit te Granada. Sulmuesi shqiptar është kthyer në heroin e skuadrës, teksa po e udhëheq drejt rikthimit në elitën e futbollit spanjoll me golat e tij. Këtë sezon ai ka shënuar plot 21 gola dhe 4 asiste në 31 ndeshje në kampionat, absolutisht numri një në renditjen e golashënuesve.

Uzuni është kthyer në idhullin e tifozëve, teksa ka fituar dashurinë e tyre që gëzojnë çdo gol që ai shënon. Mirëpo, duket se jo vetëm golat kanë mahnitur ndjekësit. Sulmuesi shqiptar ka befasuar të gjithë në konferencën e sotme, teksa flet rrjedhshëm në gjuhën spanjolle.

Në postimin e publikuar nga klubi i Granadas në Instagram, shihen komente të tipit: “Flet më mirë se unë” apo “Uau, hera e parë që e dëgjoj dhe fliska kaq bukur spanjisht”.

myrto uzuni sulmuesi kuqez granada

Lini një Përgjigje