Sokol Cikalleshi vazhdon të shënojë me rregullsi në kampionatin e Arabisë Saudite, duke ndihmuar ekipin e Al Khalej që të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit në këtë vend. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po kalon një formë të mirë dhe sot ka shënuar në ndeshjen e tretë radhazi për ekipin e tij.
Në duelin ndaj Al Etifaq, Cikalleshi është konfirmuar përsëri si një ekspert i gjuajtjeve të penalltive. Në minutën e 34 të ndeshjes, ai u tregua i akullt nga pika e bardhë, duke mashtruar portierin për të dërguar i qetë topin në qendër dhe për të barazuar rezultatin në 1-1.
Ky ishte goli i 9 i sulmuesit shqiptar në këtë edicion të parë në kampionatin e Arabisë Saudite, ku ai po shfaqet si një protagonist i rëndësishëm.
Lini një Përgjigje