
Barcelona është më afër se kurrë titullit kampion. Duket çështje kohe tashmë, vetëm një katastrofë futbollistike mund t’i heqë katalanasve nga duart trofeun e La Ligës këtë sezon.
Ekipi i Çavit mundi minimalisht 1-0 në shtëpi Osasunën. Pavarësisht se mysafirët luajtën për më shumë se një orë lojë me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Herrandos, goli i vendasve vonoi shumë.
Zhordi Alba realizoi golin e vetëm të këtij takimi, në minutën e 85.
Me këtë fitore, Barcelona kryeson kampionatin me 82 pikë, 14 pikë më shumë se Reali ndjekës. Osasuna është e qetë në mesin e tabelës.
Lini një Përgjigje