
Xheorxhina Rodriguez, partnerja e Kristiano Ronaldos thuhet se është e dëshpëruar të largohet nga Arabia Saudite dhe ka një preferencë për vendin ku do të shkojnë më pas: Spanjën.
Kanë kaluar vetëm tre muaj, pasi super ylli portugez ka nënshkruar një kontratë marramendëse prej 200 milionë eurosh në vit me Al Nassr, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në futbollin botëror.
Gazeta spanjolle “El Nacional” sugjeron se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” tashmë po mendon një rikthim të bujshëm te Reali i Madridit. Raporti pretendon se “Los Blancos” po përgatiten t’i ofrojnë legjendës së klubit një rol si ambasador.
Kjo lëvizje do të ishte e mirëpritur nga për partnerja e Ronaldos, e cila thuhet se është e dëshpëruar të kthehet në Madrid.
Lojtari thuhet se është nostalgjik për jetën e tij në kryeqytetin spanjoll dhe mund të kthehet te Reali, ku Florentino Perez mund t’i ofrojë atij një rol si ambasador.
Largimi i superyllit portugez nga Mançester Junajtid erdhi pas një interviste të diskutueshme me Pirs Morgan, pas së cilës ai iu bashkua skuadrës së Arabisë Saudite.
Megjithatë, duket se koha e Ronaldos në Ligën Pro Saudite mund të jetë jetëshkurtër, me Rodriguez që dyshohet se kërkon të largohet nga vendi dhe të kthehet në kryeqytetin spanjoll.
Sipas “El Nacional”, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez e ka siguruar Kristiano Ronaldon se nuk do të ketë mungesë të punës për të në “Santiago Bernabeu”.
Megjithatë, nuk do të ishte në fushë, pasi, sipas raportit, “ai konsideron se është një cikël që duhet konsideruar i mbyllur”. Kjo sugjeron që rikthimi i mundshëm i Ronaldos në Madrid do të ishte në një kapacitet jo si lojtar.
Përqafimi i rolit ambasador të ofruar nga “Los Blancos” mund të jetë hapi i tij i radhës. Xheorxhina ka të ngjarë të mos ketë një problem me këtë, pasi kjo do të nënkuptonte një kthim në kryeqytetin spanjoll për të dhe fëmijët e tyre.
Lini një Përgjigje