TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2023, 22:17

Muçi dhe Çelhaka protagonistë në fushë në ndeshjen dramatike, Lexhia mposht në finalen e Kupës së Polonisë kryesuesen e kampionatit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Muçi dhe Çelhaka protagonistë në fushë në

Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka festojnë për herë të parë Kupën e Polonisë. Legxhia e Varshavës, pjesë e së cilës janë dy futbollistët shqiptarë, triumfoi në finale ndaj Rakou (kryesuesja e Esktraklasa) pas goditjeve të 11-metërshave, teksa koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Në këtë finale, Muçi u aktivizua titullar (u zëvendësua në minutën 43 nga një mbrojtës për arsye teknike), ndërsa Çelhaka u hodh në fushë në minutën e 85.

Duhet theksuar se Lexhia luajti që nga minuta e gjashtë me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Riberio u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe pse në inferioritet numerik, skuadra kryeqytetase ia doli ta ruante të paprekur rrjetën e portës së saj, për të triumfuar në goditjet e penalltive 6-5.

Futbollistët e Lexhias i realizuan të gjitha goditjet, ndërsa në serinë e gjashtë dështoi Udouiak i Rakou.

Për Çelhakën është trofeu i parë si futbollist i Lexhias, ndërsa Muçi ka festuar edhe titullin kampion në sezonin 2020-2021.

ernest muçi jurgen çelhaka lexhia e varshavës kupa e polonisë

Lini një Përgjigje