TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2026, 13:02

Fituan Champions-in me penallti, bonus 1 milion euro për secilin lojtar të PSG-së

Shkruar nga Pamfleti
Fituan Champions-in me penallti, bonus 1 milion euro për secilin lojtar
Fituan Champions-in me penallti, bonus 1 milion euro për secilin lojtar të PSG-së

Paris Saint-Germain ka konfirmuar dominimin në futbollin europian, duke ruajtur titullin e kampiones së Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique triumfoi për të dytin sezon radhazi në kompeticionin më prestigjioz për klube në Europë, pasi mposhti Arsenalin në finalen e zhvilluar të shtunën në Budapest.

Finalja ishte e luftuar deri në minutat e fundit dhe fituesi u përcaktua vetëm pas goditjeve të penalltive, ku parizienët treguan më shumë saktësi dhe gjakftohtësi.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, futbollistët e PSG-së pritet të përfitojnë nga një bonus prej rreth 1 milion euro secili për suksesin e arritur në Champions League.

Gazeta franceze L’Equipe raporton se struktura e shpërblimeve është negociuar nga një grup prej katër lojtarësh me rol drejtues në skuadër: Marquinhos, Achraf Hakimi, Ousmane Dembele dhe Vitinha.

Sipas të njëjtit burim, triumfi ndaj Arsenalit ka sjellë një nga paketat më të mëdha të bonuseve të shpërndara nga klubi në vitet e fundit, duke reflektuar rëndësinë e këtij suksesi për PSG-në.

bonus 1 milion euro lojtar të psg-së

Lini një Përgjigje