PSG-ja festoi një tjetër sukses të madh europian, teksa u kurorëzua kampione e Europës, por një episod i veçantë gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe është bërë viral në rrjetet sociale.
Teksa presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, po shpërndante medaljet e arta për lojtarët e skuadrës franceze, ai mendoi se Ousmane Dembele ishte kapiteni i ekipit dhe lojtari i fundit që do të merrte medaljen para ngritjes së trofeut.
Ceferin iu afrua sulmuesit francez për t’i dorëzuar trofeun, por Dembele e korrigjoi menjëherë, duke i kujtuar se kapiteni i PSG-së është braziliani Marquinhos.
Pas momentit të sikletshëm, presidenti i UEFA-s reagoi me humor, duke qeshur dhe duke u kthyer te Marquinhos për t’i dorëzuar medaljen dhe më pas trofeun e Champions League.
Pamjet e këtij episodi janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të ceremonisë së festës së PSG-së.
Kliko për të parë VIDEO-n
Lini një Përgjigje