Sezoni 2025/26 i Ligës së Kampioneve përfundoi me triumfin e PSG, ku në fund shpërblimet financiare mbushën arkat e klubit parizien.
Në total, qeveria e futbollit evropian do të shpërndajë 400 milionë euro më shumë në krahasim me formatin e vjetër dhe për disa klube bëhet fjalë për shpërblime të konsiderueshme
Fitorja e Ligës së Kampioneve qe i takoi PSG vlen plot 25 milionë euro. Po kështu skuadra që ngre trofeun me veshë të mëdhenj do të luajë në Superkupën Evropiane në 12 gusht, Kupën Interkontinentale dhe Botërorin e Klubeve 2029. Përpara pak vitesh fitorja e Ligës së Kampioneve shpërblehej me 20 milionë euro, tani me 25 milionë. Skuadra që humbet finalen përfiton 18.5 milionë euro
Të ardhuratpër çdo raund:
18,62 milionë euro për pjesëmarrjen
2,1 milionë euro për çdo fitore në fazën e Ligës
700 mijë euro për çdo barazim në fazën e Ligës
300 mijë-10 milionë euro në bazë të pozicionit në renditjen e fazës se Ligës
2 milionë euro extra për t’u renditur në ‘Top 8′
1 milion euro për t’u pozicionuar nga vendi i 9ª te 16ª
1 milion euro për fitoret në playoff
11 milionë euro për kualifikimin në 1/8 e finaleve
12,5 milionë euro për kualifikimin në çerekfinale
15 milionë euro për kalimin në gjysmëfinale
18, 5 milionë euro për kalimin në finale
6,5 milionë euro për fitoren e finales
Lini një Përgjigje