TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2024, 19:54

“Fati i tij i keq është se ka konkurrencë”, Inzagi para ndeshjes me Juventusin: Zëvendësuesi i Çalhanoglu është Asllani

Shkruar nga Pamfleti

“Fati i tij i keq është se ka konkurrencë”, Inzagi

Simone Inzagi ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Interi do të luajë me Juventusin. Trajneri i zikaltërve ka përmendur Asllanin si zëvendësuesin e Çalhanoglu, që shihet si mungesa më e madhe për derbin e Italisë.

Ndërkohë që lë gjithçka hapur për një vend në formacion, teksa ndeshja luhet nesër në orën 18:00.

E dimë çfarë përfaqëson Çalhanoglu për ne, është një lojtar i klasit botëror. Zëvendësuesi i tij natyral është Asllani, që nëse më jep garanci do të luajë ai. Është lojtar i përmirësuar shumë ndër vite, por fati i tij i keq që ka Hakanin përpara.

Fatkeqësisht kishte një problem para Romës, dje kishte seancën e parë të stërvitjes, nuk shkoi keq dhe duhet ta llogarisim. Në të njëjtin rol mund të kemi Barelën dhe Zielinskin, do ta mbaj me vete dyshimin për startuesin deri nesër në mbrëmje”, u shpreh Inzagi para mediave.

simone inzagi trajneri i interit kristjan asllani

Lini një Përgjigje