
Anis Mehmeti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion me fanelën e Bristol Sitit në Championshipin anglez. Shqiptari gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Shefild Junajtid në transfertë, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-4.
Në minutën e 46, pas një harkimi të Ris nga e djathta, Mehmeti arriti të shënonte një gol mjaft të bukur falë një koordimini perfekt brenda zonës, duke ngritur shifrat në 1-3.
Në edicionin e kaluar, 24-vjeçari u aktivizua 44 ndeshje me fanelën e Bristol Sitit në Championship, duke shënuar 12 gola si dhe regjistroi 1 asist.
Mehmeti numëron 3 ndeshje me fanelën e Kombëtares shqiptare. Vlera e tij në treg sipas “Transfermakt” është 7 milionë euro.
Lini një Përgjigje