TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Gusht 2025, 18:15

Jashari bën heroin për ekipin e tij, humbet penalltinë dhe më pas e kthen në gol (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Jashari bën heroin për ekipin e tij, humbet penalltinë dhe

Mesfushori shqiptar i Kosovës Muharrem Jashari ka rezultuar “heroi” për ekipin e LNZ Çerkasit në takimin ndaj Epitsentrit, i përfunduar 1-0.

Në minutën e 22, Jashari mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, por fillimisht e humbi shansin për të shënuar, me fat topi u kthye sërish te 27-vjeçari, i cili në rastin e dytë nuk fali.


Pas dy javësh kampionat në Ukrainë, LNZ Çerkasi regjistron 4 pikë. Jashari ka grumbulluar 9 takime me përfaqësuesen e Kosovës, teksa e ka gjetur rrugën e rrjetës në 1 rast. Kartoni i tij vlen 900 mijë euro.   

 

muharrem jashari mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje