
Dinamo do të luajë një ndeshje shumë delikate ndaj Hajdukut të Splitit, duel ky i vlefshëm për sfidën e kthimit të fazës së tretë të Ligës së Konferencës. Një përballje që është programuar të zhvillohet më 14 gusht në orën 20:45.
“Blutë” do të presin gjigandët kroatë në “Air Albania” dhe pas humbjes me përmbysje 2-1 në duelin e parë, në Tiranë, dinamovitët e Ilir Dajës synojnë të tentojnë surprizën.
UEFA ka vendosur se cilët do të vendosin drejtësi në “Air Albania” dhe gjyqtarët vijnë nga Ukraina. Kështu kryesorë do të jetë Denis Shruman, i cili do të ndihmohet nga Viktor Nizhnik dhe Svitiana Grushko.
Arbitër i katërt do të jetë Dmitro Kubriak, ndërsa VAR-i i është besuar Viktor Kpievski dhe në AVAR do të jetë Andri Kovalenko.

Në ndeshjen tjetër, Egnatia do të luajë një nga sfidat më të rëndësishme në Ligën e Konferencës. Më 14 gusht, rrogozhinasit do të presin në “Egnatia Arena” Olimpija Ljubjana.
Takim që është programuar të startojë në orën 21:00 dhe është i vlefshëm për raundin e tretë, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar 0-0. Për këtë përballje UEFA ka caktuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi.
Kështu kryesorë do të jetë një zviceran. Bëhet fjalë për Urs Shnajder, i cili do të ndihmohet nga Marko Zurher dhe Benxhamin Zurher. Arbitër i katërt do të jetë Sven Volfersberger, teksa VAR-i i besohet Lionel Shudi dhe në AVAR është vendosur Johanes von Mandah.

Lini një Përgjigje