
Indrit Tuci nuk do të jetë më futbollist i Spartës së Pragës. Shqiptari ka mbyllur aventurën e tij me çekët për të nisur një tjetër aventurë në karrierën e tij futbollistike.
24-vjeçari është transferuar te Kajserispor, skuadër që luan në Superligën turke. Një lëvizje surprizë nga Tuci, i cili vendos të transferohet në Turqi.
Lezhjani pritet të zyrtarizohet në orët në vazhdim, teksa mbetet të mësohen edhe detajet e këtij transferimi. Kujtomë se Tuci përveç Spartës së Pragës në karrierën e tij futbollistike ka luajtur edhe me Nk Lokomotiva.

Lini një Përgjigje