
Një episod i veçantë ka ndodhur në minutën e 40 në ndeshjen miqësore mes Partizanit dhe Bylisit.
Gjyqtari Erion Bastari, ndëshkoi me kartonin e verdhë mesfushorin Ismaili, për në faull në limitet e zonës. Për futbollistin e Partizanit ky ishte kartoni i dytë i verdhë në këtë test miqësor, por duket se arbitri kryesor e harroi ketë fakt, teksa ndërhyri gjyqtarja e katërt Kejsi Tafili dhe pas komunikimit me arbitrin kryesor, atij iu drejtua kartoni i dytë i verdhë, duke lënë fushën e lojës.
Në këto moment, të dyja skuadrat bënë pakt, që në vendin e tij, të futet një lojtar tjetër dhe ekipet të vijonin ndeshjen 11 me 11. Kësisoj trajneri Milinkoviç aktivizoi mesfushorin Mehmeti në vend të Ismailit.
Lini një Përgjigje