
U mendua se do të kishim një duel shqiptarësh në miqësoren mes Bërnlit dhe Lacios, por nuk ndodhi kështu. Trajneri Sarri nuk i besoi asnjë minutë mbrojtësit Elseid Hysaj, të njëjtën gjë bëri dhe Skot Parker me Brojën.
Ndeshja u mbyll me fitoren minimale të lacialëve, aty ku vendosi goli Kançelierit në minutën e 75. Javës tjetër nis Premier Liga angleze, teksa Bërnli do të udhëtojë për në Londër, ku e pret dueli me Totenhemin.
Me shumë gjasa pritet që në këtë takim Armando Broja të marrë disa minuta. Sulmuesi shqiptar u largua nga Çelsi për 23 milionë euro, ndërsa ka firmosur me ekipin e ri kontratë 5-vjeçare.
Lini një Përgjigje