TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2024, 12:04

Europiani 2024 në Gjermani, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Europiani 2024 në Gjermani, zbuloni çfarë parashikojnë

Jemi vetëm 11 ditë larg kampionatit Euro 2024 dhe parashikimet kanë nisur, por çfarë thotë horoskopi? 

Sipas një parashikimi të shpejtë nga astrologia Chrysanthi Kalogeri, Shqipëria mund të ketë sukseset e saj.

'Shqipëria është Shigjetari dhe ndikohet nga hëna e re në lidhje jo harmonike me Saturnin, kështu që nuk mund të them me siguri. Mund të ketë suksese, por nuk mund të them me siguri, të të garantoj një fitore. Nga ana tjetër, që të vendosësh kush do të fitojë, të bëjmë parashikime të sakta, duhet të dish shenjat,  kush luan, kush preokupohet, të shikosh hartën e njërit, hartën e tjetrit, gjithnjë në krahasim.', tha Chrysanthi Kalogeri.

Astrologia shton se shumë shpejt do të ketë një parashikim të detajuar për Shqipërinë në Euro 2024. 

euro 2024 shqipëria parashikimet

Lini një Përgjigje