TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2024, 08:41

Spalleti në hall, Italia humbet edhe një tjetër mbrojtës para ndeshjes me Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Spalleti në hall, Italia humbet edhe një tjetër mbrojtës
Giorgio Scalvini

Giorgio Scalvini është larguar i dëmtuar me lot në sy nga fusha e lojës në pjesën e dytë të ndeshjes së fundit të Serie A mes Atalanta-s dhe Fiorentinës, e cila u mbyll 2-3 për miqtë.

Ky dëmtim, shkalla e të cilit ende nuk dihet, vjen më pak se dy javë nga ndeshja e parë në Europian mes Italisë dhe Shqipërisë.

20-vjeçari e la fushën e lojës në minutën e 84 për shkak të një dëmtimi në gju.

Me siguri te trajneri i Italisë, Spalleti tashmë kanë nisur “dhimbjet e kokës” pasi pak ditë më parë humbi Europianit për shkak dëmtimi edhe mbrojtësi i Interit, Acerbi.

Ndërkohë, Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares shqiptare është aktivizuar vetëm 15 minuta në këtë ndeshje dhe tashmë do t’i bashkohet kombëtares së drejtuar nga Sylvinho, që të hënë do të luajë miqësoren ndaj Lihtenshtejnit.

italia shqipër

Lini një Përgjigje