TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Janar 2026, 13:16

Europa League mbyll sot fazën e ligës, 18 ndeshjet luhen në një orar; dy skuadra të kualifikuara

Shkruar nga Pamfleti

Europa League mbyll sot fazën e ligës, 18 ndeshjet luhen në

Këtë të enjte duke nisur nga ora 21:00 janë programuar 18-të ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Europa League, që përkojnë me raundin e tetë.

Lyon dhe Aston Villa e kanë siguruar deri tani një biletë për në fazën e 1/8-ave, ndërsa pa objektiva si të eliminuara janë klubet e Rangers, Sturm, Nice, Utrecht, Malmo dhe Maccabi Tel Aviv. Ndërkohë skuadrat e tjera do garojnë për objektivat përkatëse. Në fund të takimeve do mësohen 8 skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ave, 16 ekipet që do garojnë në play-off dhe 12 ekipet që zyrtarisht do eliminohen.

Në takimet e sotme do ketë përballje si Betis - Feyenoord, Midtjylland - Dinamo Zagreb, Panathinaikos - Roma apo Lyon - PAOK Selanik. Ekipi grek do jetë në fushë paçka aksidentit tragjik që la pas shtatë viktima, tifozë të PAOK-ut.

Europa League, raundi i 8-të i fazës së ligës (i fundit):

E enjte, 29 janar 2026 21:00

Aston Villa - Salzburg

Basel - Plzen

Betis - Feyenoord

Celtic - Utrecht

Crvena zvezda - Celta Vigo

Porto - Rangers

FCSB - Fenerbahce

G.A. Eagles - Braga

Genk - Malmo FF

Lille - Freiburg

Ludogorets - Nice

Lyon - PAOK

Maccabi Tel Aviv - Bologna

Midtjylland - Dinamo Zagreb

Nottingham - Ferencvaros

Panathinaikos - Roma

Sturm Graz - Brann

Stuttgart - Young Boys

Renditja:

Europa League mbyll sot fazën e ligës, 18 ndeshjet luhen në

Europa League mbyll sot fazën e ligës, 18 ndeshjet luhen në

Europa League mbyll sot fazën e ligës, 18 ndeshjet luhen në

Lini një Përgjigje