TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2026, 22:37

Tragjedia që shkaktoi vdekjen e 7 tifozëve të PAOK, mbrojtësi grek i Romës shfaqet i përlotur: Dhimbje e madhe, jam i trishtuar

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia që shkaktoi vdekjen e 7 tifozëve të PAOK,

Mbrojtësi grek i Romës, Konstantinos Tsimikas doli në konferencë para ndeshjes së Ligës së Europës ndaj Panathinaikosit.

Tsimikas u përlot kur foli për aksidentin e një dite më parë, i cili i mori jetën 7 tifozëve të PAOK-ut.

Nuk kam fjalë për atë që ndodhi. Është shumë e trishtueshme për të gjithë grekët. Dua të shpresoj që Zoti t’u japë familjeve të viktimave forcën që u nevojitet dhe që të plagosurit të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo tragjedi prek të gjithë Greqinë, më prek edhe mua, edhe pse nuk jetoj në Greqi tani. E pashë të gjithën drejtpërdrejt dhe nuk di çfarë të them. Jam shumë i trishtuar, jam pa fjalë. Shpresoj që familjet e viktimave të gjejnë forcën që u nevojitet për të ecur përpara”.

kostantinos tsimikas mbrojtësi grek liga e europës

Lini një Përgjigje