TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2026, 23:06

Ekipet angleze nuk zhgënjejnë në Champions, dy skuadrat e Madridit bëjnë surprizën; Interi dhe Juvja në “play off”

Shkruar nga Pamfleti

Ekipet angleze nuk zhgënjejnë në Champions, dy skuadrat e

Përfundojnë ndeshjet e raundit të tetë në Champions League, raundi i fundit për këtë fazë. Barcelona ka mposhtur me përmbysje Kopenhagenin, teksa ka triumfuar me rezultatin 4-2. Danezët kaluan të parët në avantazh. Pas një topi të humbur në mesin e fushës nga katalanasit dhe asistit perfekt të Mohamed Eliounouzi, ishte Viktor Dadason që dërgoi topin në rrjetë.

Katalanasit e nisën mjaft mirë pjesën e dytë në “Camp Nou”, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë. Në minutën e 48, një pasim i gjatë fantastik i Dani Olmo për Lamin Jamal, ky i fundit asistoi për Robert Levandovskin, polaku barazon shifrat.

Në minutën e 60, aksion spektakolar i Barcelonës, Lamin Jamal dërgoi topin në rrjetë, falë edhe devijimit nga kundërshtari. Në minutën e 69, Rafinja shënoi golin e tretë dhe të sigurisë, nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 85, Rashford vulosi “pokerin“ për ekipin e drejtuar nga Hansi Flik.

Në “Signal Iduna Park”, Interi ia doli të merrte një fitore minimale 0-1 përballë Dortmundit, por kjo nuk mjaftoi që zikaltërit të ishin mes 8 më të mirave, duke siguruar raundin “play off”. Heroi i skuadrës së drejtuar nga Kristian Kivu ishte Di Marko me golin e realizuar nga goditja e dënimit në minutën e 81.

Në “Emirates”, Arsenali fitoi 3-1 ndaj Kairat Almati. Protagonisti kryesor i pjesës së parë ishte Kai Havertz, i cili luajti për herë të parë sonte si titullar, pas afër një viti ku mungoi për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe në 15 minutat e para dhe asist në golin e parë të shënuar nga Viktor Giokeres dhe shënoi të dytin vetëm pas asistit të Ben Uajt. Miqtë barazuan përkohësisht shifrat me penalltinë e Zhorzhinjo, pas prekjes së topit me dorë nga Kalafiori. Në minutën e 38, Haverc sërish asist, Gabriel Martineli dërgoi topin në rrjetë.

Liverpuli triumfoi me rezultatin tenistik 6-0 ndaj Karabagut, me dopietën e Mek Alister, Florian Uirc, Salah, Ekitike dhe Kieza.

Mançester Siti fitoi pastër 2-0 ndaj Gallatasarajit me golat e Erling Haland në minutën e 11 dhe Rajan Çerki në minutën e 28.

Napoli u mposht nnë shtëpi nga Çelsi me shifrat 2-3. Edhe pse londinezët kaluan të parët në avantazh. Goditja e dënimit nga Ris Xhejms u ndal me dorë nga Huan Zhesus, Enzo Fernandez u tregua i saktë nga 11-metrat. Për vendasit barazoi Antonio Vergara me një gol shumë të bukur. Rasmus Hojlund kaloi vendasit në avantazh në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Çelsi shënoi edhe 2 gola të tjerë me Zhoao Pedro në minutën e 61 dhe 82.

Benfika fitoi 4-2 ndaj Realit të Madridit. Murinjo mposhti nxënësin e tij, Alvaro Arbeloa Madrilenët kaluan të parët në avantazh me golin e shënuar nga Kilian Mbape, vendasit barazuan me Andreas Shjelderup. Në fund të shtesës në pjesën e parë, Benfika gjeti avantazhin falë penalltisë së shndërruar në gol nga Vangjelis Pavlidis, pas faullit të Aurelien Çuameni brenda në zonë.

Andreas Shjelderup realizoi sërish në minutën e 54, ndërsa Mbape ngushtoi shifrat 4 minuta më vonë.

PSG barazoi 1-1 me Njukasëllin. OsmanDembele gaboi fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë, më pas Vitinja gjeti rrjetën. “Qymyrxhinjtë” barazuan shfirat në fund të pjesës së parë Xho Uillok.

Juventusi barazoi pa gola në transfertën ndaj Monakos. Surpriza e mbrëmjes nga “Metropolitano”, aty ku Atletiko e Madridit u mposht 1-2 nga Bodo/Glimt.

inter juventus liverpul bajern champions league

Lini një Përgjigje