TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Korrik 2023, 19:36

Ertjan Kofsha “tripletë” në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të rinjtë; 18-vjeçari merr 1 medalje të artë dhe 2 të bronzta

Shkruar nga Pamfleti

Ertjan Kofsha “tripletë” në Kampionatin Evropian të

Peshëngritësi 18 vjeçar, Ertjan Kofsha është shpallur kampion i Evropës për të rinj në stilin e shkëputjes në kampionatin që po zhvillohet në Rumani.

18-vjeçari doli më i miri në këtë stil duke ngritur 153 kilogramë në provën më të mirë për peshën deri 89 kilogramë.

Ertjani më pas u rendit i treti në shtytje me 184 kilogramë dhe dygarësh me 337 kilogramë në total, duke marrë 2 medalje bronzi. Ai kaloi me sukses të gjitha provat. Ertjan Kofsha edhe më herët ka patur sukses në kampionatet e moshave ku ka marrë medalje.

Në Evropianin e të rinjve që po mbahet në Bukuresht paraqitje të mirë patën edhe Enkileda Carja e Samoel Rasa, të cilët u përfshinë mes më të mirëve në garën e tyre.

18-vjeçari kofsha kampion

Lini një Përgjigje