TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2023, 22:23

Çelsi i pafuqishëm përballë “Mbretërve”, Milani i falet Benaser, kualifikimi vendoset në “Diego Armando Maradona” (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Çelsi i pafuqishëm përballë “Mbretërve”,

Përfundojnë dy ndeshjet çerekfinale të Champions League. Ashtu si në Premier Ligë, Çelsi vazhdon ecurinë negative edhe në Europë.

Reali i Madridit ka triumfuar në “Santiago Bernabeu” me rezultatin e pastër 2-0, duke hedhur një hap të sigurtë drejt gjysmëfinales. Vendasit zhbllokuan sfidën me dyshen Vinisius-Benzema. Sulmuesi brazilian gjuajti, por gjeti përgjigjen e Kepas, ndërsa Benzema pak hapa larg portës shtyu topin në rrjetë.

Në minutën e 59, Çelsi mbetime 10 lojtarë, pasi Çilluell u ndëshkua me kartonin e kuq për faull si lojtar i fundit ndaj Rodrigo.

Në minutën e 74, madrilenët dyfishuan rezultatin. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Vinisius gjeti Asension e sapofutur në fushë dhe ky i fundit gjuajti nga jashtë zonës duke dërguar topin në rrjetë.

Në ndeshjen tjetër, Milani ka mposhtur Napolin në “San Siro 1-0. Benaser finalizoi gjithçka me sukses, duke lëshuar një predhë të pakapshme për portierin Meret.

Në minutën e 45+3, tramversa shpëtoi Napolin nga goli i dytë. Goditja me kokë nga Kjaer pas harkimit nga këndi, tronditi traun e portës së Meret.

Në minutën e 74, Napoli mbeti me 10 lojtarë, pasi Angisa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me 10 lojtarë. Dy kartonë të verdhë në pak minuta.

Kualifikimi mes dy skuadrave italiane do të zgjidhet të martën më 18 prill në “Diego Armando Maradona”.

milan real madrid napoli Çelsi champions league

Lini një Përgjigje