TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2025, 16:37

Egnatia e pakënaqur me kartonët në ndeshjen e parë, UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e sotme në Islandë

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia e pakënaqur me kartonët në ndeshjen e parë, UEFA

Takmi i parë mes Egnatias dhe Breidablikut, i zhvilluar para një jave në Rrogozhinë, u gjykua nga arbitra boshnjakë me në krye Antoni Bandiç. Ndërsa në ndeshjen e kthimit, Breidablik-Egnatia, që do të luhet sot, në orën 21:00, në Islandë, drejtësinë do ta vendosin një trupë gjykuese nga Skocia.

Kryesor i këtij takimi është 45-vjeçari David Dikinson, me profesion inxhinier ndërtimi, si dhe me eksperiencë në arenën ndërkombëtare si arbitër.

Dy asistentët të tij në këtë takim janë Francis Konor dhe Xhonatan Bell. Arbitër i katërt është Llojd Uilson. Në VAR janë skocezët Kevin Klancy dhe Greg Aitken. Arbitri kryesor e ka për herë të parë në karrierën e tij gjykimin e një ekipi shqiptar.

david dikinson egnatia liga e konferencës

Lini një Përgjigje