TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2025, 16:15

Fillojnë negociatat me Interin, skuadra italiane e gjen zgjidhjen tek Kristjan Asllani

Shkruar nga Pamfleti

Fillojnë negociatat me Interin, skuadra italiane e gjen zgjidhjen tek

Kristjan Asllani mund të veshë shumë shpejt fanelën e Fiorentinës. Klubi i Serisë A e llogarit mesfushorin e Kombëtares si organizatorin e duhur, ndërsa ky është roli që po shqetëson klubin.

Stefano Pioli duket se ka dhënë dritën jeshile. Dhe palët janë në negociata siç raportohet në Itali.

Interi nuk do të hiqte dorë lehtë nga Asllani, i cili po ashtu nuk dëshiron të largohet nga Seria A. Për të ka pasur ofertë zyrtare nga Real Betis, por Asllani vendosi veton duke refuzuar.

E njëjta gjë nuk pritet të ndodhë me Fiorentinën. Vetëm se këta të fundit duhet të plotësojnë kërkesën e Interit, që është plot 15 milionë euro.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter fiorentina

Lini një Përgjigje