TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2025, 15:32

Bundesliga “thërret” Armando Brojën, njëra prej skuadrave ka befasuar në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti

Bundesliga “thërret” Armando Brojën, njëra prej

Çelsi e ka Armando Brojën në listën e shitjeve. Së fundmi për sulmuesin e Kombëtares është raportuar interes nga Gjermania.

Lajpcigu dhe Shtutgarti kanë marrë më tepër informacion për Brojën nga klubi londinez. Lajpcigu po shikon për pasuesin e Seskos dhe Ksavi Simon që mund të largohen. Klubi që ka befasuar me rritjen e shpejtë në Gjermani është treguar edhe më parë pas 23-vjeçarit.

Në anën tjetër, Shtutgarti vijon dhe studion alternativa në rast se shitet Nik Voltemejd. Broja nuk gjen hapësira te Çelsi. Këtë herë madje preferohet shitja e kartonit dhe jo huazimi.

Transferimet si huazim te Fulham dhe së fundmi Everton, nuk kanë rezultuar të sukseshme. Kjo edhe për shkak të dëmtimeve.

armando broja sulmuesi shqiptar frankfurt shtutgart

Lini një Përgjigje