TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2025, 20:49

Dëmtohet Elseid Hysaj, mbrojtësi kuqezi lë seancën stërvitore duke çaluar

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtohet Elseid Hysaj, mbrojtësi kuqezi lë seancën

Probleme për Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares pësoi dëmtim gjatë një pëprlasjeje me Noslin, në seancën stërvitore të pasdites së sotme, të zhvilluar në Formelo.

Lojtari i Lacios, Hysaj u largua nga fusha duke çaluar, me dhimbje të forta në kyçin e këmbës së majtë. Një lajm ky që ka shqetësuar trajnerin e lacialëve, Mauricio Sarri.

31-vjeçari Elseid Hysaj është pjesë e Lacios që nga viti 2021, periudhë në të cilën vinte nga skuadra e Napolit.

 

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares lacio

Lini një Përgjigje