TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2025, 20:26

Zyrtare/ Milani prezanton goditjen “BIG” të markatos, Luka Modriç firmos kontratën me kuqezinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Milani prezanton goditjen “BIG” të markatos, Luka

Luka Modriç tashmë është edhe zyrtarisht një futbollist i Milanit. Pasi ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën në zyrat e klubit kuqezi, erdhi edhe njoftimi i skuadrës italiane për fillimin e këtij bashkëpunimi.

AC Milan komunikon se ka siguruar të drejtat e paraqitjeve sportive të futbollistit Luka Modriç deri më 30 qershor 2026, me një mundësi për të zgjatur kontratën deri më 30 qershor 2027.

I lindur në Zadar më 9 shtator 1985, Luka Modriç hodhi hapat e tij të parë në futbollin profesionist që në moshën 16 vjeç, duke u bashkuar me akademinë e të rinjve të Dinamo Zagreb. Për të kompletuar zhvillimin e tij, ai fitoi përvojën fillestare në huazim me Zrinjski Mostar dhe NK Inter Zapreshiç. Në vitin 2004, ai u kthye te Dinamo, ku në katër sezone, bëri 128 paraqitje dhe shënoi 32 gola, duke kontribuar në tre tituj kampioni, dy Kupa Kroacie dhe një Superkupë Kroate. Në verën e vitit 2008, ai u transferua te Totenhem, ku luajti 159 ndeshje dhe shënoi 17 gola gjatë katër sezoneve. Në vitin 2012 erdhi thirrja e Realit të Madridit dhe në trembëdhjetë sezone me “Los Blancos”, ai bëri 597 paraqitje dhe shënoi 43 gola, duke u bërë lojtari më i suksesshëm në historinë e klubit spanjoll me 28 trofe: 6 Liga Kampionesh, 5 Kupa Bote për Klube, 1 Kupë Ndërkontinentale, 5 Superkupa Europiane, 4 Liga Spanjolle, 2 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa Spanjolle.

Në vitin 2018, ai fitoi “Topin e Artë”, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme që e ka kthyer atë si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.

Ai është kapiteni dhe lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kroacisë, me 188 paraqitje dhe 28 gola. Luka Modriç do të veshë fanellën me numrin 14 të kuqezinjve”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Eksperienca e 39-vjeçarit mund të ndihmojë skuadrën e Alegrit për të arritur objektivat në një kohë kur hendeku në grup është i madh pas largimeve “big” si Reinders dhe Teo Herandez.  

luka modriç mesfushori kroat milan

Lini një Përgjigje