TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2023, 20:53

Ecën i lodhur në fushë dhe më pas ndodh magjia, Mesi mahnit amerikanët me hilen e vjetër (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ecën i lodhur në fushë dhe më pas ndodh magjia, Mesi mahnit

Ecën. Duket sikur nuk e ka mendjen te loja. Në dukje i lodhur, ndërsa të tjerët vrapojnë dhe sforcohen.

Atyre në Miami iu desh pak kohë për ta kuptuar këtë, kushdo që e ka parë të luajë gjatë gjithë jetës së tij në Europë me fanelën e Barcelonës ose PSG-së e di se ky është ndoshta momenti më i keq për kundërshtarin, momenti në të cilin mes mendimit dhe veprimit kalojnë disa sekonda.

Dhe kur ‘gjeniu’ vendos të shpalosë krijimtarinë e tij, askush nuk mund ta ndalojë. Kampioni argjentinas është i tillë: ndizet me shpejtësi dhe me shpejtësi bën gjithçka që duhet në mënyrën më të pabesueshme dhe magjike.

Kështu e kontrollon lojën Mesi, mjafton të shihet një video tjetër që regjistron këtë karakteristikë të veçantë. Më e fundit i referohet pak sekondave para se të shënohej goli që zhbllokoi finalen e Kupës së Ligës mes Inter Miamit dhe Nashvil.

Kështu ndodhi edhe në Botërorin e fundit në Katar që e kurorëzoi atë kampion bote me Argjentinën: Joshko Gvardiol i Kroacisë, i cili u transferua te Mançester Siti për 90 milionë, ishte një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Kupën e Botës dhe ende pyet se si është e mundur të ndalet argjentinasi.

Duhet të futesh në kokën e tij, në kokën e dikujt që mendon dhe luan. Dhe i bën të gjitha në pak sekonda.

lionel mesi sulmuesi argjentinas inter miami

Lini një Përgjigje