
Shtohet numri i futbollistëve shqiptarë në klubet e Serisë A. Një tjetër lojtar i bashkohet Frozinones, në radhët e të cilit gjenden aktualisht Marvin Çuni dhe Serxho Kalaj. Bëhet fjalë për talentin Justin Ferizaj, i cili ka shkëlqyer deri më tani edhe në arenën ndërkombëtare duke veshur fanelën e përfaqësueseve të moshave të Irlandës.
Djaloshi 18-vjeçar ka qenë pjesë e Shamrok Rovers në Irlandë, duke debutuar edhe me ekipin e parë në ndeshje zyrtare. Por ai tashmë ka ndërmarrë hapin e madh në karrierë, duke iu bashkuar klubit të Frozinones, i cili ka nisur një projekt me futbollistë të rinj.
Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi irlandez, i cili i uronte fat futbollistit me një publikim në faqen zyrtare. Për Ferizajn ky padyshim është një test shumë i rëndësishëm për karrierën, pasi tanimë do të ketë mundësinë që të tregojë të gjithë vlerat e tij në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë.
Shamrock Rovers F.C. confirms the transfer of Academy graduate and first team midfielder Justin Ferizaj to Italian Serie A club, Frosinone Calcio.
— Shamrock Rovers FC (@ShamrockRovers) August 22, 2023
All at the club wish Justin well with his career development in Italy and at National team level. https://t.co/1xV3PP5sn9 pic.twitter.com/fpBtpItnJ6
Lini një Përgjigje